Policia e Tiranës liron Jozin pas incidentit që ndodhi live në BBVA

13 prill 2025 | 12:25

Policia e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar pas arrestimit të Jozefin Markut, konkurrent në Big Brother i cili goditi Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti. Policia thotë se ndaj tij nisi ‘procedimi në gjendje të lirë‘.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë transmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K.”-njofton policia.

Momenti kur Jozi godet Gjestin- VIDEO

Akti i papranueshëm ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së djeshme në formatin Big Brother Albania. Ky veprim i paprecedentë u transmetua në kohë reale dhe u ndoq nga një publik i gjerë kombëtar.

Momenti kur Jozi shoqërohet në polici- VIDEO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se përveç takimeve me homolog, në Forumin…