Policia fillon patrullimet me skuterë
Policia e Kosovës (PK) me qëllim të ruajtjes së sigurisë publike dhe rritjes të sigurisë së përgjithshme në trafikun rrugor, ka filluar patrullimet me skuterë.
Ky patrullim i cili besohet se do të jetë më efikas, përveç aspektit parandalues do të jetë më praktikë edhe në arritjen për kohë më të shkurtë aty ku kërkohet intervenimi policor.
“Policia e Kosovës në vazhdimësi me aktivitete të ndryshme parandaluese, po operon me qëllim të uljes së aksidenteve në trafik në përgjithësi, me theks të veçantë të atyre me fatalitet. Njësia e Trafikut Rrugor e regjionit të Prishtinës që nga sot do të fillojë me implementimin e planit operativ ‘Kontrolli i shtuar i komunikacionit’ ku fokusimi kryesor do të jetë në parandalimin dhe kontrollin e tejkalimit të shpejtësisë, tejkalimi në vijën e plotë, si dhe kundërvajtje të tjera”, është theksuar në njoftimin e policisë.
Policia apelon tek pjesëmarrësit në trafik, të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, të përshtatet shpejtësia e automjetit me kushtet e rrugës, si dhe të respektohen pjesëmarrësit tjerë në trafik.
https://www.facebook.com/KosovoPolice/videos/1813484052045456/
/Epoka e re/