Policia fillon së zbatuari planin operativ “Siguria në shkolla”
Me fillimin e vitit shkollor Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për zbatimin e planit operativ “siguria në shkolla”.
Bazuar në planin operativ dhe vlerësimeve të bëra me qëllim të parandalimit dhe ofrimit te sigurisë do të ketë angazhime policore me fokus në zonat-rrugët afër shkollave ashtu edhe në hapësirat për rreth objekteve shkollore.
Në zonat afër këtyre shkollave policia do të shtojnë masat e sigurisë sidomos në intervalet kohore të ardhje – vajtjes së nxënësve të klasave të para dhe parashkollorëve.
Sipas planit, nëpër shkolla fillore dhe të mesme do të angazhohen edhe zyrtarë policorë, përfshirë edhe zyrtarë policorë në rroba civile.
Qasja policore për ofrim të sigurisë në shkolla do të vazhdojë në bashkërendim me autoritete edukativo-arsimore, si në nivel të drejtorive komunale të arsimit, të drejtorive të shkollave.
Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor me fokus rrugët në zonat dhe objektet e shënjuara “Kujdes shkolla”.