Policia flet për përleshjen fizike në Byronë e Sigurimeve
24 tetor 2018
| 15:39
Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 12:00 në Byronë e Sigurimeve ka ndodhur një përleshje fizike në mes të tre personave.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedurale”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njofton “Klan Kosova”.
Në këtë përleshje dyshohet se ka qenë i përfshirë vëllai i presidentit, Hashim Thaçi, Gani Thaçi.