Policia franceze arreston 48 emigrantë
03 mars 2019
| 13:06
Policia franceze ka arrestuar 48 emigrantë, të cilët kishin hipur në një traget teksa ia po ankorohej në portin në Calais.
Emigrantët kishin përdorur disa shkallë për të hyrë në traget, që kishte ardhur në Francë nga Britania.
Emigrantët e arrestuar po mbahen në selinë qendrore të policisë në Calais, teksa autoritetet po vazhdojnë kërkimet në anije, për të parë nëse ka emigrantë të tjerë, raporton “Reuters”.
Organizatat që merren me emigrantë vlerësojnë se qindra emigrantë jetojnë në zonën e Calais, me shpresën se do të gjejnë mënyra për të shkuar në Britani të Madhe.