Policia franceze arreston edhe tre persona lidhur me sulmin në Nicë
Policia franceze e cila po heton sulmin terrorist në Nicë ka arrestuar edhe tre persona të tjerë, ndërsa numri i të arrestuarve për këtë rast ka shkuar në gjashtë.
Të dhënat e policisë nga dy telefona të sulmuesit dhe pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se ai kishte arritur në Nicë më 27 tetor me një tren nga Roma, mes 24-48 orëve para sulmit të së enjtes, raporton The Guardian.
Ai ishte filmuar afër kishës të mërkurën dhe gjatë mbrëmjes telefonoi familjen për t’i treguar se ishte në Francë.
Në orën 08:29 të enjten, ai hyri në katedralen Notre Dame dhe akuzohet për sulm nga i cili mbetën të vdekur një 60-vjeçar, 55-vjeçar dhe një 44-vjeçar.
Përveç thikës së madhe që mbante ai dhe që e përdori për t’i vrarë të tre personat, ai kishte edhe dy të tjera dhe një Kuran në çantë. Ai është qëlluar nga policia disa herë dhe po pritet që të intervistohet në spital ku po shërohet.