Policia franceze vret një person në aeroportin e Parisit
10 gusht 2022
| 11:30
Policia kufitare franceze në aeroportin “Charles de Gaulle” në Paris vranë një person i cili po kërcënonte me thikë në zonën publike të aeroportit.
Lajmin e ka bërë me dije vetë policia e Parisit ku ka thënë se “këtë mëngjes oficerët neutralizuar një individ kërcënues me thikë në aeroportin ‘Roissy-Charles de Gaulle’”.
Siç raporton “thelocal.fr”, burri i vrarë ishte një i pastrehë dhe pavarësisht thirrjeve që ta ulë thikën, ai nuk u është bindur urdhrave të policisë, gjë që e ka detyruar policinë të shtinë në të.
Forcat e sigurisë franceze kanë qenë në gatishmëri të lartë për sulme terroriste që nga vala e vrasjeve xhihadiste të cilët kanë vrarë më shumë se 250 njerëz që nga viti 2015.