Policia franceze zhvendos qindra emigrantë
Policia franceze po zhvendos të paktën 900 emigrantë nga një palestër dhe një kamp, pas shqetësimeve për sigurinë dhe higjienën.
Një zëdhënës i rajonit Nord, ka thënë se emigrantët që po evakuohen përfshijnë një numër të paspecifikuar të fëmijëve dhe familjet e tyre.
Mediet lokale kanë thënë se emigrantët janë kryesisht kurdë nga Iraku.
Një gjykatë këtë muaj urdhëroi që emigrantët të largoheshin, në mënyrë që të ndalet dhuna dhe trafikimi i qenieve njerëzore në atë rajon. Zëdhënësi ka thënë se emigrantët janë dërguar në strehimore të përkohshme, dhe atyre u është lejuar të aplikojnë për azil, raporton “Rel”.
Grupet e aktivistëve kanë paralajmëruar që evakuimet nuk i ndalojnë ardhjet emigrantëve në atë zonë.
Emigrantët që ikin nga varfëria dhe konflikti janë vendosur përgjatë bregdetit francez me shpresën se nga aty mund të të kalojnë në Britaninë e Madhe.