Policia fton për intervistim kandidatët e konkursit të 8 shtatorit

09 shtator 2024 | 16:01

Policia e Kosovës ka ftuar për intervistim të gjithë kandidatët që e kanë kaluar testin e shkathtësive fizike të mbajtur më 8 shtator, sipas konkursit me numër reference 10/1-01/SRS/1089/2024 të shpallur me datë 11.07.2024 deri me 05.08.2024.

Vendi i mbajtjes së intervistës është në  hapësirat e Akademisë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, sipas orarit të paraqitur në listat e publikuara në ueb faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, në adresën: www.kosovopolice.com dhe në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës.

Në fillim të listës është informimi për vendin se ku do të mbahet intervista ndërsa data dhe koha e intervistës është në listën në vijim.

Kandidatet ditën e zhvillimit të intervistës duhet  te paraqiten se paku 15 minuta para kohës se caktuar dhe duhet të kenë me vete:

-Numrin e aplikacionit,

-Letërnjoftimin ose pasaportën e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca, Kryesia e Kuvendit të…