Policia fton për intervistim kandidatët e konkursit të 8 shtatorit

09 shtator 2024 | 18:25

Policia e Kosovës ka ftuar për intervistim kandidatët që kanë kaluar testin e shkathtësive fizike i mbajtur më 8 shtator.

“Sipas konkursit me numër reference 10/1-01/SRS/1089/2024 të shpallur me datë 11.07.2024 deri me 05.08.2024 ftohen për intervistë.”

Sipas njoftimit, vendi i mbajtjes së intervistës është në hapësirat e Akademisë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, sipas orarit të paraqitur në listat e publikuara në ueb faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, në adresën: www.kosovopolice.com dhe në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës.

Në fillim të listës është informimi për vendin se ku do të mbahet intervist,a ndërsa data dhe koha e intervistës është në listën në vijim.

Policia njofton se kandidatët ditën e zhvillimit të intervistës duhet të paraqiten së paku 15 minuta para kohës se caktuar dhe duhet të kenë me vete: Numrin e aplikacionit, Letërnjoftimin ose pasaportën e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Balton Dërguti, ish-anëtar i GUXO-s tha në Frontal në T7…