
Policia gjen 350 mijë euro në një lavatriçe
25 nëntor 2018
| 12:28
Policia holandeze ka gjetur 350 mijë euro brenda një lavatriçe në një shtëpi në Oeverpad në Amsterdam. Në pranga është vendosur një 24-vjeçar me akuzën e pastrimit të parave. Policia kontrolloi banesën ku, sipas administratës komunale, nuk jetonte askush. Por gjatë kontrollit të pronës agjentët gjetën shumën e madhe të parave të fshehura në makinën larëse.