Policia gjen armatim në një kotec pulash në Veri, shoqërohet në polici një 68 vjeçar

04 shkurt 2025 | 20:23

Policia e Kosovë, dega e Mitrovicës së Veriut ka lëshuar një komunikatë ku ka treguar se kanë gjetur armatim në një kotec pulash.

Në komunikatë thuhet se në polici është shoqëruar një 68-vjeçar.

Policia ka treguar se çfarë është gjetur përfshirë edhe armë të gjata AK-47.

Më poshtë komunikata e plotë:

Me datën 04.02.2025, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka armë, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në një lagje afër lumit Ibër përkatësisht tek Shkëmbi i Dudës në qytetin e Mitrovicës Veriore. Gjatë kontrollit të realizuar në atë pjesë në një kotec pulash policia ka gjetur dhe konfiskuar:

• Një armë te gjatë – AK-47,
• Dy (2) karikator të së njëjtës armë me nga (tridhjetë) 30 fishek,
• Katërqind e shtatëdhjetë e tre (473) fishek të pistoletës,
• Dyzet (40 ) fishek të armës së gjuetisë,
• Njëqind e njëzet e dy (122) fishekë të kalibrave të ndryshëm të armës së gjatë,
• Një (1) thikë taktike,
• Një (1) komplet i pajisjeve për pastrimin e armës dhe
• Një (1) çantë e zezë.

Në lidhje me rastin në Stacion Policor është shoqëruar i dyshuari Z.T i moshës 68 vjeçare i cili është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për luftim të dukurive negative dhe ofrim të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emër të partisë merren vendet e punës me e…