
Policia gjen në Leposaviq armë, municione, eksplozivë e uniforma ushtarake
28 shkurt 2025
| 16:43
Policia e Kosovës do të mbajë sot një konferencë për media nga ora 18:00, ku thanë se do të shpalosen detaje rreth operacionit policor që u zhvillua në një fshat të Leposaviqit.
Bëhet e ditur se realizimi i operacionit policor rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e armatimit, një sasie të eksplozivit dhe uniformave ushtarake, që do të prezantohen në konferencë.
“Në këtë konferencë do ta marrë pjesë: ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend HOXHA dhe ZV drejtori i DRP Mitrovicë Veri Veton Elshani”, thuhet në njoftim.
Konferenca për media do të mbahet në ndërtesën e Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovica Veri.