Policia gjen pastaj shkatërron kanabis në Gjilan
18 maj 2020
| 09:49
Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Perlepnic të Gjilanit janë kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis stava. Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se këto bimë janë shkatërruar. “Raportohet se në një territor malor janë gjetur dhe shkatërruar bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa. Rasti është duke u hetuar”, është thënë në raport.