Policia gjermane i bën lutje hajdutëve pas grabitjes më të madhe në botë, 1 miliardë euro
01 dhjetor 2019
| 13:21
Policia gjermane u ka bërë publikisht një lutje hajdutëve të cilët vodhën stoli me vlerë një miliard dollarë nga një muze.
Lutja ndaj hajdutëve është që të bëjnë ç’është e mundur që të mos i shkrijnë objektet me vlerë, por t’i mbajnë ashtu siç janë.
Hajdutët arritën të futen në orët e para të mëngjesit në brendësi të një muzeu në Dresden të Gjermanisë, pasi fikën sistemin e energjisë elektrike, duke çaktivizuar alarmet.