Policia gjermane kërkon ndihmë për gjetjen e 15-vjeçares shqiptare

17 shtator 2023 | 16:50

15-vjeçarja Rahmone Jusufi, është shpallur e zhdukur që nga 11 shtatori. Deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e shqiptares e cila jeton me familjen e saj në Gjermani.

Për gjetjen e saj, ndihmë po kërkojnë familja e saj dhe policia.

15-vjeçarja ishte nisur për në shkollë në ditën kritike, shkruan gazeta gjermane Bild. Hetuesit fillimisht kërkuan tek të afërmit dhe të njohurit, por kjo sipas tyre nuk kishte sukses.

Fotografia e saj është shpërndarë kudo për të kërkuar ndihmë për gjetjen e të miturës. Siç shkruan gazeta e njohur gjermane, Rahmone Jusufi kishte një pulovër të zezë-gri, një palë pantallona sportive dhe atlete të bardha.

Kërkesa për ndihmë u shpërnda nga familjarët në rrjetet sociale. Së fundi thuhet se ajo ishte parë në Hans-Warsch-Platz, Ludwigshafen.

 

Vermisst

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Argjentinës dhe Aston Villas, Emiliano Martinez, insiston se…