![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/auto_banerat1738919600.jpg)
Policia gjermane largon banerat e tifozëve serbë që paraqisnin Kosovën si pjesë të Serbisë
07 shkurt 2025
| 10:25
Mbrëmë gjatë ndeshjes mes Alba Berlinit dhe Crvena Zvezdas në EuroLeague ndodhi një incident mes Policisë së Gjermanisë dhe tifozëve nga Serbia.
Tifozët serbë kishin shpalosur disa flamuj që paraqisnin Kosovën si pjesë të Serbisë.
Reagimi i Policisë së Berlinit ishte i menjëhershëm, duke detyruar tifozët serbë që t’i hiqnin.