Policia gjermane me operacion të gjerë kundër krimit të organizuar
Policia gjermane ka zhvilluar një aksion bastisjesh në Berlin me qëllim të luftimit të krimit të organizuar. Operacioni vjen si pasojë e një sërë përleshjesh midis individëve me origjinë arabe dhe çeçene në fund të vitit të kaluar.
Policia e Berlinit njoftoi se në bastisje kanë marrë pjesë “disa qindra” pjesëtarë të shërbimeve emergjente dhe forcave speciale.
“Pasojë e këtij operacioni janë hetime nga ana e prokurorit të Përgjithshëm të Berlinit mbi trafikun e armëve dhe drogës si dhe të një mosmarrëveshjeje mes njerëzve me origjinë arabe dhe çeçene që ka ndodhur në muajin nëntor 2020”, tha policia.
Revista gjermane Spiegel raportoi se gjatë bastisjeve janë arrestuar dy persona. Operacioni kishte në shënjestës një pjesëtar të klanit kriminal Remmo.
Ky klan i krimit të organizuar përbëhet nga qindra anëtarë, kryesisht me prejardhje të emigrantëve arabë. Remmo u bë pjesë e kryetitujve të mediave kur në nëntor tre pjesëtarë të saj u arrestuan në lidhje me vjedhjen e famshme të bizhuterive me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë në muzeun e famshëm Green Vault të Dresdenit në Gjermani./rel/