Policia gjermane zbulon një vrasje pas 35 vjetësh falë një emisioni televiziv
Plot 35 vjet u desh të kalonin për t’i rënë në gjurmë një vrasje. Dhe kjo falë një emisioni televiziv të njohur si “Achtenzeichen XY”.
Në vitin 1988-të ishte vrarë 24 vjeçarja, Petra Nohl. Me këtë rast nga policia e Kolnit është arrestuar një 56-vjeçar, si i dyshuar për rastin “Cold Case” apo “Çështja e ftohtë”.
Burri dyshohet se ka vrarë një vajzë gjatë festimit të karnavaleve në Altstadt.
Ky rezultat erdhi vetëm disa javë pasi u transmetua në një emision televiziv që trajtonte çështje të pazgjidhura në Gjermani të quajtur “Rasti i pazgjidhur numër XY”.
Hetuesit e gjurmuan të dyshuarin falë një raporti dëshmitar gjatë një shfaqjeje krimi dhe çështja u rihap në vitin 2022, pasi hetuesit specialë në Njësinë e “Rastit të Ftohtë” të Krimeve të Mëdha të policisë së shtetit kryen analiza të reja të ADN-së dhe filluan të kërkonin informacion, shkruajnë mediat gjermane përcjell Klankosova.tv
Kjo bëri që të hetohen sërish rrethanat e vrasjes së 24-vjeçares Petra Nohl në emisionin televiziv.
“Një kombinim i analizës së ADN-së të kryer nga puna hetimore e Departamentit të Policisë Kriminale të Kolnit dhe informacioneve të siguruara pas shfaqjes çuan në trajtimin e 56-vjeçarit si i dyshuar”, ka thënë policia.
Emisioni i krimit “Aktenzeichen XY” transmetohet një herë në muaj në shërbimin publik ZDF, dhe shfaqet që nga viti 1967.