Policia gjobit qytetarin pasi rasti u raportua në rrjete sociale
13 qershor 2021
| 16:40
Është duke vazhduar bashkëpunimi i qytetarëve dhe mediave në parandalimin e kundërvajtjeve në trafik.
Policia me njësitet e saj është duke vijuar në menaxhimin e trafikut rrugor dhe ndërmarrjen e masave ligjore aty ku është duke vërejtur apo raportuar për shkelje të rregullave të trafikut.
Gjeni masat e ndërmarra (tiketën e shqiptuar) nga policia, ndaj një kundërvajtësi i cili është ndal në vendkalim të këmbësorëve, veprimi i të cilit është publikuar përmes rrjeteve sociale.