Policia gjobit shoferin që mori pjesë në garat ilegale të shpejtësisë në autostradë
08 prill 2024
| 16:24
Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë” dhe në bazë të publikimit të video incizimeve në rrjetet sociale ka identifikuar shoferin që ka marrë pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, i njëjti është gjobitur 400 euro, 4 pikë negative dhe 10 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.