Policia has në 41 bimë narkotike në Drensik të Klinës, arrestohen dy persona
08 shtator 2020
| 10:56
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Drensik të Klinës ka hasur në 41 bimë të dyshuara narkotike të madhësive të ndryshme.
“Aty në afërsi janë takuar dy meshkuj kosovarë, ku njëri është arrestuar, ndërsa tjetri ka arrit të ik dhe më vonë është arrit të arrestohet. Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar 1.3 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe dy telefona mobil”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Gjatë arrestimit, lëndime trupore kanë pësuar një i dyshuar dhe dy zyrtarë policorë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, bimët janë shkatërruar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.