
Policia i demanton raportimet: S’ka policë të arrestuar në aksionin e sotëm
21 prill 2025
| 11:59
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka demantuar raportimet se ka zyrtarë policorë apo ish zyrtarë të arrestuar në aksionin e sotëm policor lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit policor Muhamed Lika.
“S’ka persona nga Policia e Kosovës të arrestuar. Është një person i arrestuar që ka qenë pjesëtar i FSK-së, ish-pjestëar”, tha Hoxha.