
Policia i shqipton mbi 2 mijë tiketa
21 mars 2025
| 10:50
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 96 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 67 aksidente, 23 prej tyre me të lënduar dhe 44 me dëme materiale. Ndër tjera thuhet se janë arrestuar 25 persona e 13 janë dërguar në mbajtje.