Policia ia konfiskon një shtetasi serb mbi 30 mijë euro të padeklaruara
22 janar 2023
| 16:03
Policia në fshatin Bistricë të Leposaviqit ka kapur 30 mijë euro të padeklaruara, gjatë kontrollit të një veturë me targa të huaja, të cilin po e ngiste një shtetas serb i moshës 20 vjeçare me inicialet M.R.
Rasti në fjalë është iniciuar si ‘’Mosdeklarim i pasurisë’’.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda i cili ka sugjeruar të iniciohet vepra penale ‘’Mosdeklarim i pasurisë’’ dhe të konfiskohen të hollat”, thuhet në deklaratën e policisë.
Personi i dyshuar më pas është liruar në procedurë të rregullt.