Policia identifikon autorin e sulmit ndaj Arianit Kocit, avokati ia pranon kërkimfaljen
Arianit Koci ka bërë të ditur se është zbuluar autori i cili e sulmoi të dielën, afër një pompe të derivateve në rrugën Llapllasellë-Graçanicë, teksa avokati ishte duke qarkulluar me biçikletë.
Përmes një postimi të bërë në Facebook, Koci ka thënë se është i bindur që sulmi ndaj tij nuk ka prapavijë ndërnacionale, dhe se siç thotë ai ka “Ka qenë një gabim apo veprim i pamatur, i një të riu”.
“Prandaj, une kam vendosur që rastin mos ta vazhdoj më tutje. Të riut, ia kam pranuar kërkimfaljen e sinqertë. E falëndëroj #policinaekosovës, e posaçërisht Stacionin Policor në Graçanicë, për angazhimin serioz dhe punën profesionale”, shkroi avokati kosovar.
Sulmi ndaj avokatit, u bë nga një person i cili ndodhej në një motoçikletë në lëvizje, bashkë me një person tjetër.
Postimi i plotë i avokatit Koci:
Rasti i sulmit ndaj meje që ndodhi në Graçanicë para disa ditëve, ashtu siç edhe e kam pritur, është ndriçuar nga ana e policisë.
Pas analizimit të të gjitha provave, jam bindur që sulmi ndaj meje, nuk ma pasur prapavijë ndërnacionale.
Poashtu, nuk ka pasur asnjë motiv tjetër.
Ka qenë një gabim apo veprim i pamatur, i një të riu.
Prandaj, une kam vendosur që rastin mos ta vazhdoj më tutje.
Të riut, ia kam pranuar kërkimfaljen e sinqertë.
E falënderoj #kosovopolice, e posaçërisht Stacionin Policor në Graçanicë, për angazhimin serioz dhe punën profesionale.