Policia identifikon kamera vëzhguese në veri, dyshohet se u përdorën nga institucionet e sigurisë së Serbisë

27 qershor 2024 | 15:03

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë gjetur kamera vëzhguese të kamufluara në veri të vendit.

Këto kamera sipas policisë, janë përdorur për të monitoruar qytetarët, institucionet e Kosovës e të cilat dyshohet se janë përdorur nga institucionet e sigurisë së Serbisë.

“Me datë 27.06.2024, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI, kanë identifikuar dy lokacione në të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjeve të qytetarëve, institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në veri të vendit. Këto kamera dyshohet se janë përdorur në vazhdimësi nga institucionet e sigurisë së Serbisë”, ka thënë zëvendësdrejtor i policisë për rajonin e Mitrovicës Veriore, Veton Elshani.

Ai ka thënë për këtë rast janë identifikuar dy persona të cilët po intervistohen nga policia.

“Lidhur me këtë rast janë të identifikuar dy persona të cilët janë me interes që të intervistohen nga ana e jonë”, ka thënë Elshani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Keidi Bare ka marrë një ofertë nga skuadra më e…