Policia interviston të dyshuarin e vrasjes që ndodhi të mërkurën në Prishtinë
28 shkurt 2019
| 11:42
Policia e Kosovës është duke intervistuar një person që pretendohet se është i dyshuari kryesor për vrasjen e 27-vjeçarit, A.J, të mërkurën në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë”, se është duke u realizuar intervistimi.
“Është një person duke u intervistuar në stacion policor për rastin e vrasjes së djeshme. Dyshohet se është i dyshuari kryesor”, ka thënë Ahmeti.
Viktima, me inicialet, A.J, është vrarë të mërkurën rreth orës 11:30 në rrugën “Haxhi Zeka” në kryeqytet, derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij.
Motivet e vrasjes ende nuk janë bërë publike nga institucionet e drejtësisë.