Policia jep detaje: Dy këmbësorë u goditën nga një veturë në Prishtinë

16 janar 2021 | 13:54

Dy persona janë goditur nga një veturë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se të dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transportuar për në QKUK.

“Në ora 13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dy këmbësor/e. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent, të cilët kanë transportuar për në QKUK dy të lënduarit. Policia është duke bërë matjet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënpresidenti amerikan, Mike Pence ka telefonuar nënpresidenten e zgjedhur, Kamala…