Policia jep detaje nga grabitja në Prishtinë

04 maj 2023 | 16:22

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në mes të ditës në Prishtinë. Grabitja ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në kryeqytet.

Lidhur me këtë rast në një përgjigje për lajmi.net nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me rastin.

“Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri”në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash. Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, thonë nga Policia e Kosovës.

Lajmi.net ka mësuar nga dëshmitarët e rastit, të cilët nuk kanë dashur të prononcohen para kamerës, se në filialin mikrofinanciar kishte hyrë vetëm një person i armatosur me revole.

I njëjti është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk dihet shuma te cilën ka arritur ta grabisë. I dyshuari ka shkaktuar shqetësim  dhe frikë tek punonjësja që ishte duke punuar në filialin mikrofinanciar, duke bërë kështu që në vendin e ngjarjes të dalin edhe ekipet mjekësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti amerikan dhe profesori i John Hopkins University, Daniel Serwer…