Policia jep detaje për aksidenti fatal në Skenderaj
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Skenderajt.
Një veturë ka goditur dy këmbësor të mitur, përkatësisht vëlla e motër.
Si pasojë e aksidentit ka vdekur fëmija i moshës 13 vjeçare ndërsa motra e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti për “Indeksonline”, ka dhënë detaje nga ky rast.
Ai ka treguar se i dyshuari është arrestuar dhe se gjendet në ndalim policor.
“Po aksidenti ka ndodhur në qytetin e Skenderajit, ku vetura ka goditur dy këmbësor, në këtë rast dy fëmijë. Të lënduarit janë dërguar nga spitali i Mitrovicës në QKUK në Prishtinë. Por, rreth orës 18 e 50 na kanë njoftuar se njëri nga fëmijët, djali i moshës 13 vjeçare ka ndërruar jetë”, ka thënë Zaiti.
Ai ka shtuar se i dyshuari, përkatësisht shkaktari i aksidentit është arrestuar dhe ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor.