Policia jep detaje për aksidentin në Gjakovë, dy persona të lënduar

04 gusht 2023 | 21:15

Një aksident trafiku ka ndodhur në Gjakovë, saktësisht në fshatin Ponoshec.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur për Nacionalen se nga aksidenti janë lënduar dy persona.

Elezaj ka bërë të ditur se si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Rreth orës 17:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ponoshec-Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete udhëtarësh. Për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.” – ka bërë të ditur Elezaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka mirëpritur vendimin e…