Policia jep detaje për aksionin e djeshëm: Janë kontrolluar 36 lokacione, u sekuestruan pistoleta e armë të gjata e fishekë
11 tetor 2024
| 08:57
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin që zhvilloi dje, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka kontrolluar 36 lokacione, nën dyshimim për kryerjen e këtyre veprave. Si prova materiale janë sekuestruar tri pistoleta, gjashtë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, dy shtëpiza kompjutero dhe 7 DVR dhe dokumente të ndryshme.