![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/POLICIA-3.jpg)
Policia jep detaje për aplikimin për kadetë
20 shkurt 2022
| 12:24
Policia ka bërë me dije se prej 21 shkurtit deri më 28 shkurt, do të mbahet testimi për kandidatët për kadetë policorë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri.
“Për mbarëvajtjen e trafikut dhe orientimin e kandidatëve, janë angazhuar zyrtarë policorë në udhëkryqet e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, andaj për çdo informatë kandidatët mund t’iu drejtohen zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftimin e policisë të publikuar në rrjetin social “Facebook”.
Me qëllim të lehtësimit të gjetjes së lokacionit të AKSP-së, kandidatët mund të përdorin skicën e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë deri te objekti i AKSP-së, si më poshtë: