Policia jep detaje për arrestimin e të dyshuarit për sulm ndaj gazetarëve

19 qershor 2023 | 11:28

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për sulm ndaj kameramanit të RTK-së. Këtë rast, policia ka njoftuar se i arrestuari është serbi me inicialet U.V.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve”, ka njoftuar policia.

Sipas policisë, ka dëshmi se i dyshuari është “përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023”.

“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi parlamentar i miqësisë me Kosovën të Republikës së Austrisë…