Policia jep detaje për djegien e barrikadës te “Kërshi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut
29 dhjetor 2022
| 09:44
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e barrikadës te “Kërshi i Dudës”, gjatë ditës së sotme.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se janë djegur dy kamionë, dhe se nuk ka persona të lënduar.
“Bazuar në informacionet zyrtare, në mëngjesin e hershëm është raportuar se në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë”.
“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar”.