Policia jep detaje për dyshimet për bombë në rrugën ‘Luan Haradinaj’
24 maj 2019
| 12:17
Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot rreth orës 10:30 kanë marrë një telefonatë kërcënuese për dy mjete të dyshuara shpërthyese në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Komandanti i stacionit policor qendra, major Shkelzen Xhafa, ka theksuar se për momentin nuk ka asnjë të dyshuar për këtë rast.
“Ne kemi dalë në vendin e ngjarjes, e kemi evakuuar personelin dhe i kemi thirr të gjitha njësitet”.
“Për momentin jemi në procesim e sipër. Nuk ka asnjë të dyshuar. Për momentin është vetëm një telefonatë kërcënuese”, ka thënë Xhafa.