Policia jep detaje për ndalimin e Haki Rugovës
Kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugovës dhe dy zyrtarëve tjerë të kësaj komune u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Policia ka njoftuar se Rugova dhe dy zyrtarët tjerë janë ndaluar nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “konflikt interesi” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”.
“Mund të konfirmojmë se hetuesit e drejtorisë për krime ekonomike dhe korrupsion, më 9.10.2020, kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “konflikt interesi” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria në Pejë iu ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, bëhet me dije në përgjigjen e Policisë së Kosovës, raporton “Epoka e re”.
Haki Rugova është edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).