
Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë, identifikohet i dyshuari
06 tetor 2021
| 23:38
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e dy personave në Prishtinë, si pasojë e të shtënave më armë zjarri.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për lajmi.net se tashmë është identifikuar një person i dyshuar dhe hetuesit janë në kërkim të tij.
“Rreth orës 22:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Ahmet Krasniqi “në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, raportohet për dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar. Aktualisht hetuesit policor, janë në kërkim të tij dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ajo/