Policia jep detaje për rastin ku dyshohet se Sami Kurteshi e shtyu zyrtarin e KQZ-së

26 gusht 2021 | 10:32

Anëtari i KQZ-së nga radhët e LV-së, Sami Kurteshi, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar të KQZ-së, pasi nuk e kishte të vendosur maskën.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka dhënë detaje.

Viktima, siç thuhet në raport, është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari pasi nuk kishte vendosur maskë.

“Rr. Migjeni, Prishtinë 25.08.2021 – 12:20. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se, në korridor të objektit është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari mashkull kosovar për shkak se viktima nuk e kishte maskën”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Mitrovicës që është kandidat edhe për një mandat…