Policia jep detaje për restorantin e djegur në Gjilan

13 mars 2022 | 15:53

Restoranti në Gjilan i cili ishte bërë i njohur se mbante një luan jashtëligjshëm brenda resortit të tij, është djegur.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili ka thënë se rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Hashani ka bërë të ditur se ende nuk dihet shkaktari i zjarrit.

“Njësitet e Policisë së Kosovës, forenzika, hetimet rajonale, zjarrfikësit si dhe eksperti kundër zjarreve, kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar Hashani.

Gjithashtu, ai kë bërë të ditur se nuk ka të lënduar. m“Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, dëmet materiale sipas vlerësimeve të para janë të konsiderueshme”, ka shtuar ai. Rasti është duke u hetuar nga policia e Gjilanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, thotë se derisa…