Policia jep detaje për rrahjen në Rrugën B, dyshohet për dy të lënduar nga therja me thikë

23 prill 2021 | 22:40

Dy persona dyshohet se janë lënduar si pasojë e një rrahje në rrugën ” B” në Prishtinë, gjatë mbrëmjes së sotme.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

“Sot rreth orës 21:00 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 6 persona të cilët ishin të përfshirë në rast”.

“Nga informacionet e para dyshohet që dy nga personat e shoqëruar në stacion, kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë )dhe të njëjtit po dërgohen për trajtim mjekësor. Ndërkohë që policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi shqiptar, i cili jeton në Amerikë, Action Bronson, ose…