Policia jep detaje për sulmin ndaj Agron Mustafës
30 dhjetor 2017
| 15:30
Policia e Kosovës në një përjgigje me shkrim ka bërë të ditur se dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e sulmit ndaj Agron Mustafës, drejtorit të Valës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se personat e përfshirë në ngjarje janë shoqëruar në Polici.
“Rreth ores 13:00 ne rrugen “Enver Zymberi” kemi pranuar informaten per nje rrahje. Ku te perfshire kane qene kater persona, dy prej te cileve kane pesuar lendime trupore. Lidhur me rastin ne fjale personat e perfshire ne rast jane shoqeruar ne stacion policor per intervistim”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net
Ndryshe, Agron Mustafa ka bërë të ditur se nuk ka pasur asgjë personale me dy policët.