Policia jep detaje për sulmin ndaj avokatit Halilaj
Avokati Gazmend Halilaj është sulmuar sot nga persona ende të panjohur. Lajmin e bëri të ditur vet ai përmes një postimi në “Facebook”.
Lidhur me këtë “lajmi.net”, ka kontaktuar me policinë e Kosovës, të cilët kanë thënë se nga informatat e para të marra nga vendi i ngjarjes, dyshohet se dy persona ta kenë sulmuar ankuesin, i cili është lënduar nga përleshja me ta.
Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka thënë për lajmi.net Policia ende është duke e trajtuar rastin, përderisa në vendngjarje kanë gjetur dy gëzhoja të armës
“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një rast në Drenas. Rastit i janë përgjigjur menjëherë njësitet relevante policore. Nga informatat e para të marra nga vendi i ngjarjes, dyshohet se dy persona ta kenë sulmuar ankuesin, i cili është lënduar nga përleshja me ta. Policia ende është duke e trajtuar rastin, përderisa në vendngjarje kanë gjetur dy gëzhoja të armës”, ka thënë Krasniqi.