Policia jep detaje për “SuperViva-n“ që u kaplua nga flakët, asnjë i lënduar

17 korrik 2021 | 10:03

Në orët e para të mëngjesit të sotëm supermarketi “SuperViva” në Lipjan është kapluar nga flakët.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar nga ky rast.

Raporti i plotë nga Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci:

Rreth orës 05:40,  është raportuar për një objekt të përfshirë nga zjarri në Lipjan.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu  janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se…