Policia jep detaje për të arrestuarin në Suharekë

17 tetor 2021 | 12:41

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka ndaluar sot një person në Komunën e Suharekës, për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214 i KPRK-së.

Zëdhënësi i policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e tij.

“Një person ndalohet në Suharekë në koordinim me prokurorin e shtetit për pengim në procesin zgjedhor. Qytetari ka rezistuar që t’i nënshtrohet procedurave zgjedhore, ka dëmtuar aparatin e duarve, pastaj me anëtarin e KQZ-së është fjalosur. Me urdhër të Prokurorit i njëjti ndalohet për 48 orë”, ka thënë Gashi.

Veseli  ka bërë me dije se nuk ka pasur raste të tjera në rajonin e Prizrenit, dhe se gjithçka është duke shkuar sipas planit operativ.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologu Ilir Tolaj, ka thënë se tashmë jemi të adaptuar…