Policia jep detaje për trupin e pajetë të gjetur në Klinë
17 gusht 2018
| 19:15
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për një trup të pajetë të gjetur sot paradite në një fshat të Klinës.
Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, ka thënë se viktima është një 59 vjeçar, me inicialet M.Gj., i gjetur i vdekur në fshatin Pogragjë të Klinës.
“Është gjetur një viktimë pa shenja jete. Viktima është i lindur në vitin 1959. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe me urdhër te prokurorit viktima është dërguar për obduksion”, ka deklaruar Rugova.