Policia jep detaje për vdekjen e dy personave në Malishevë
Policia rajonale e Gjakovës ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Plloqicë të Malishevës.
Sipas policisë, nga gjuajtja me armë zjarri kanë mbetur të vdekur dy persona, derisa shkaqet nuk dihen akoma.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Me datë 09.03.2018 në ora 01:10 stacioni policor në Malishevë ka marr informatë për një rast plagosje me armë zjarri në fshatin Plloqicë.
Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se dy persona (vëllezër) në rrethana ende të pasqaruara janë plagosur me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre.
Të plagosurit fillimisht janë dërguar në QKMF-Malishevë ku është konstatuar vdekja e njërit nga viktimat ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK.
Viktima janë:
Sh.M, kosovar/ shqiptar, lindur me 1973
B,M, kosovar/ shqiptar, lindur me 1984
Të gjitha njësitë relevante policore përfshirë edhe prokurorin e shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për identifikimin dhe arrestimin e kryesve të mundshëm të veprës penale.
Lidhur me motivet e mundshme të këtij akti kriminal deri më tani ato janë të panjohura