Policia jep detaje për vdekjen në Aeroportin e Prishtinës
28 shkurt 2018
| 20:35
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen që ka ndodhur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Zëdhënësja në Policinë e Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka treguar për “Insajderin” se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, dhe viktima është e gjinisë femërore.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuara informatën që në ANP ka ndërruar jetë një person. Bëhet fjalë për një femër të lindur në vitin 1942. Njësitet përkatëse po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.