Policia jep detaje për vdekjen në lagjen “Arbëria”

02 mars 2025 | 20:24

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, njoftoi se sot, rreth orës 18:00, ka arritur një informacion për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria të Prishtinës.

Viktima është një mashkull, lindur në vitin 1983, dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”.

Ndërkohë, raportohet se personi i vdekur është vëllai i Unikkatilit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri, Sir Keir Starmer mka njoftuar se qeveria e Mbretërisë…